Viti 2001 do të rrisë numrin e mitingjeve të Partisë Demokratike. Sipas deputetit Shaban Memia nga 14 janari e në vazhdim, demokratët do të jenë në shesh 2 herë në ditë, paradite dhe pasdite. Pikërisht për strategjinë e mitingjeve, ka diskutuar sot edhe kryesia e Partisë Demokratike të Tiranës.

“Pasi diskutuam sot dhe në mbledhjen e kryesisë që me datë 14 të protestojmë fuqishëm në sheshin “Skëderbej” pasi nga njëra anë është 29 mujori i varrosjes së liderit Azem Hajdari dhe janë në mbrojtje të institucionit të votës së lirë. Pas kësaj pastaj nuk është përcaktuar ndonjë datë për fillimin e protestave të vazhdueshme dhe në mënyrë intenstive. Gjithashtu sot u diskutua dhe u morën një sërë masash organizative për të mbledhur të gjitha strukturat tona për të fuqizuar protestat. Zgjatja e ditës krijon avantazhe që në orën 11:00 të protestosh 2 orë dhe në orën 17:00 të protestosh përsëri 2 orë përpara institucioneve.”/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego