Viti i ri shkollor do të nisë me probleme edhe këtë vit. Zbatimi për herë të parë i sistemit 9-vjeçar do të shkurtojë vendet e punës për atë arsimtarë që nuk plotësojnë kriteret e vendosura nga ministria e Arsimit. Në Lushnje 77 mësues do t’i nënshtrohen reformës, 33 prej tyre në arsimin e mesëm dhe 40 në arsimin bazë.

Ardita Gjyla: “Shkurtimet janë këto që do të ketë nga arsimi i mesëm i lartë tek arsimi i mesëm i ulët. Këta mësues të arsimit të mesëm të lartë, duke pasuar parasysh të gjitha vlerësimit, duke pasur parasysh punën e tyre gjatë viteve të kaluara. Atëherë këta mësues do të kalojnë më arsimin e mesëm  të ulët.”

40 do të jetë numri i arsimtarëve në qytetin e Elbasanit që mund të humbasin vendet e punës si pasojë e aplikimit të këtij sistemi.

Shpëtim Sulanjaku: “Në gjimnaze do të hiqet ¼ e mësuesve, por do shkojnë në shkollë të mesme. Nuk ka përse shkurtohen vendet e punës dhe shkurtimi i vendeve të punës do të ketë burime të tjera. Do të ketë burime të transportimit të njerëzve nga zonat rurale në qytet.”

Por krahas organizimit të ri problem mbete sërish gjendja në disa shkolla në mbarë vendin. Në Fier shkolla profesionale “Petro Sota” nuk do ta hapu dyert më 15 shtator për shkak të mungesës së kushteve higjieno-sanitare. Por kjo nuk është shkolla e vetme me të tilla probleme në këtë rreth.

Tahir Kastrati: “Jemi të vonuar në investimet që ka bërë ministria e arsimit në ndërtimin e shkollave dhe rikonstruksionin e tyre. Është në përfundim shkolla e Topojës shkollë 9-vjeçare. Megjithatë edhe në rast se ajo nuk arrin të përfundojë në fillim të vitit mësimor, ekziston godina e vjetër që ka kushte minimale për zhvillimin e mësimit provizorisht.”

Në qytetin e Korçës drejtoria arsimore i ka kërkuar KESH-it të garantojë furnizimin me energji elektrike 24 orë pasi mësimi edhe këtë vit do të zhvillohet me 2 turne, për shkak të mungesës së ambienteve dhe numrit të lartë të nxënësve.

Andrea Mano: “Nxënësit të cilët do të zhvillojnë mësim me turne do të jenë nxënësit e klasës fillore. Pra sikundër ka qenë edhe më parë, sepse kjo praktikë në rrethin tonë ka qenë e njohur dhe më pas ata të 9-vjeçares do ta zhvillojnë mësimin ditën. Korça është një qytet i ftohte dhe duhet që edhe pasdite të kemi të rregulluar ngrohjen.”

Në Gjirokastër dhe Shkodër problemi më i madh mbetet numri i pakët i nxënësve. Në zonat minoritare mungesa e teksteve./tvklan.al