Laboratori i sanatoriumit të Korçës rrezikon të kthehet në një vatër të rrezikshme për përhapjen e tuberkulozit. Në katin e parë të tij derdhet gjithçka që mbetet pas kryerjes së analizave gjakut dhe urinës të pacientëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Këto janë edhe pamjet e filmuara nga kamera jonë në këtë sanatorium, i cili nuk përmbush pas parametrat minimal të higjienës.

Diana Aliçkolli: “Në laborator kanë ndodhur vjedhje nga persona të pa përgjegjshëm duke vjedhur dritaret e katit të parë, janë dëmtuar tubat, për këtë ne kemi lajmëruar policinë, kemi vënë në dijeni edhe drejtorinë, por problemi kryesor është se këtu në këtë shërbim ne nuk kemi roje private. Bacili i tuberkulozit është një bacil që merret edhe nëpërmjet ajrit, duke mos pasur kushte si për ketë bacil dhe për mikrobet e tjera kur ato derdhen në katin e parë dhe ai është i hapur, rreziku është evident.”

Situata absurde është krijuar për shkak se katit të parë të ndërtesës janë vjedhur jo vetëm dyert dhe dritaret, por edhe tubat e shkarkimit. Autoritetet janë në pritje të zëvendësimit të tubave, por rreziku i infeksioneve është evident, pasi ato mund të përhapen lehtësisht në ajër./tvklan.al

Gazetare: Daniela Zisi