Mbrojtësi i Spanjës, Daniel Vivian, vlerësoi qetësinë e Lamine Yamal në fushë, pavarësisht se ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa skuadra e trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente përgatitet për finalen e Euro 2024 kundër Anglisë.
Vivian tha se goli i mrekullueshëm i Yamal ishte vendimtar për ekipin në gjysmëfinalen kundër Francës pasi erdhi në “momentin më të keq të iberikëve”, duke shtuar se pavarësisht se ishte gazmor, sulmuesi i Barçës ka qetësi dhe vetëdije për përgjegjësinë që ka. “Në momentin tonë më të keq ai shënoi një gol fantastik dhe mendoj se pas kësaj skuadra u rrit shumë në ndeshje, kështu që pa dyshim ishte një moment kyç. Lamine ka një gjë shumë të mirë, edhe spe është tip gazmor, di të ruajë qetësinë. Mendoj se ashtu siç luan, është në gjendje të mendojë. analizoni dhe ta shijojë ndeshjen.”
Qendërmbrojtësi i Athletic Bilbao paralajmëroi se Anglia ka lojtarë me cilësi që mund të ndëshkojnë në çdo moment. “Heri Kejn është një nga lojtarët më të mirë! Mendoj se Anglia ka futbollistë vendimtarë në sulm, që të godasin edhe kur loja e tyre nuk është e rrjedhshme. Por ata kanë cilësinë për këto shkëndija, e duhet t’i markojmë mirë.”
Gjatë rrugëtimit të saj në finale, ”La Roja”ka bërë një paraqitje perfekte, duke fituar në 6 takime radhazi, si asnjë kombëtare tjetër në histori.
Klan News