Dy persona të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne Eurosh në një pikë shërbimesh në Shkodër, e cila ndër të tjera ofron edhe këmbim parash.
Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja raporton se 2 shtetasit janë prezantuar si ukrainas dhe kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme parash.
Pasi kanë kërkuar shumën e parave në Euro, punonjësi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati Eurot të ndara në dy zarfe dhe ka qëndruar në pritje që shtetasit që janë paraqitur në pikën e këmbimit të sillnin Lekët.
Mirëpo, përpara se të largoheshin 2 shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me Euro dhe duke lënë 2 zarfe të mbushura pa para brenda.
Pë rastin është bërë denoncimi në Policinë e Shkodrës ndërsa janë kqyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën shumën monetare./tvklan.al