Një 34-vjeçar u vu në pranga nga policia e Shkodrës pasi vodhi me thyerje një banesë.
Policia thotë se fillimisht mori një kallëzim nga një 25-vjeçar se në banesën e tij ishin marrë bizhuteri, para dhe sende të tjera me vlerës.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, ku u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 34 vjeç, banues në Shkodër”, njoftoi policia.
Nga hetimet dyshohet se i riu gjatë kohës që nuk ka pasur njeri në shtëpi, ka vjedhur një sasi eurosh, bizhuteri, një televizor dhe sende të ndryshme. Një pjesë e këtyre sendeve u gjetën gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit.
“Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas”, njoftoi policia./tvklan.al