Një 29-vjeçar në Vlorë ka rënë në prangat e policisë pasi ka grabitur një shumë parash në një dyqan në lagjen “Lef Sallata”.

Sipas asaj që njofton policia 29-vjeçari E. B., banues në Vlorë është me precedent të mëparshëm penal për vjedhje. Ndërkohë arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Storm 17“.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vodhi një shumë parash në një dyqan, identifikohet dhe arrestohet 29-vjeçari, me precedent të mëparshëm për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit se ishte vjedhur një shumë parash në një dyqan, në lagjen “Lef Sallata”, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.  

Në kuadër të operacionit të koduar “Storm 17“ u arrestua autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.          

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


/tvklan.al