Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka paralajmëruar kallëzime penale ndaj kujtdo që pengon punën e Komisionit Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi.
Përmes një deklarate për mediat, kryetarja e këtij komisioni tha se ka zbuluar që dhjetëra kërkesa për informacion të dërguara tek institucionet kanë mbetur pa përgjigje.
Sipas saj, për shkak të shmangies së përgjegjësisë për të dhënë infrmacion, Ministria e Shendetësisë dhe Fondi i Sigurimit po bëjnë ping-pong, duke fshehur gjetjet tronditëse të evidentuara nga KLSH-ja për Check/Up- in.
Tv Klan