Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është diagnostikuar me “pneumoni të rëndë” dhe ka anuluar angazhimet e saj për 2 javët e para të Janarit.
Ndër angazhimet e anuluara, përfshihet një vizitë në Lisbonë ku ajo do të mbante një fjalim, si dhe një udhëtim në Gdansk për të shënuar fillimin e Presidencës polake të Këshillit, e cila do të zhvillohet në një fazë të mëvonshme, tha një zëdhënëse në një deklaratë pa ndarë më shumë detaje mbi shëndetin e 66-vjeçares.
Presidentja e Komisionit të BE-së nuk mori pjesë në një ngjarje në Varshavë të premten në mbrëmje, ku Polonia shënoi fillimin e presidencës gjashtëmujore të Këshillit të BE-së. 66-vjeçarja së fundmi nisi mandatin e saj të dytë 5-vjeçar si Presidente e Komisionit Evropian.
Klan News