Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen thotë se një korridor i ndihmës detare për në Gaza mund të nisë të funksionojë këtë fundjavë. Njoftimi i shefes së Komisionit Evropian vjen pasi SHBA tha se do të ngrinte një port të përkohshëm në Gaza.

Duke folur në Qipro, von der Leyen tha se Gaza po përballet me një katastrofë humanitare dhe korridori detar do të mundësonte dërgimin e sasive të mëdha të ndihmave shtesë. Ajo tha se dërgesa pilot e ndihmës pritet të vijë në koordinim me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Organizatën Botërore të Ndihmës Qendrore.

Nga ana tjetër, Biden tha ditën e djeshme se ushtria amerikane do të ndërtonte një skelë për të transportuar furnizime nga anijet në det në breg, por zyrtarët amerikanë thanë se për ta ngritur në jetë këtë plan, do të duheshin disa javë.

Operacioni, për të cilin ai tha se nuk do të përfshinte trupat amerikane në terren në Gaza, do t’u mundësonte anijeve të mëdha të shpërndanin ushqim, ujë, ilaçe dhe strehimore të përkohshme. Dërgesat fillestare do të mbërrinin nëpërmjet Qipros, ku do të zhvillohen inspektimet izraelite të sigurisë.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se e mirëpret korridorin detar dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që t’i bashkohen atij. Një zëdhënës tha se ndihma do të jepej pasi të kryheshin kontrollet e sigurisë në përputhje me standardet izraelite. Izraeli mohon pengimin e hyrjes së ndihmave në Gaza dhe akuzon organizatat e ndihmës për dështimin e shpërndarjes së saj.

Ndërkohë, një raport i OKB-së ka evidentuar se një e katërta e popullsisë së Gazës është në prag të urisë dhe fëmijët po vdesin nga uria./tvklan.al