Kategoria e Parë ka një kryesues të ri pas javës së 14-të. Vora triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Flamurtarin dhe ka marrë vendin e parë në renditje.
Një përballje shumë e luftuar, me pesë gola të shënuar, ku spikati sulmuesi i Vorës, Ruzgis, i cili shënoi tripletë. Golat për Flamurtarin u realizuan nga Oshafi dhe Beqja.
Skuadra e drejtuar nga Bellai, merr vendin e parë me 34 pikë, ndërsa Flamurtari zbret në vendin e tretë me 32 pikë, po aq sa Besa e vendit të dytë.
Kavajasit nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Pogradecit, në sfidën e luajtur në Rrogozhinë.
Ky barazim e mban skuadrën liqenore në vendin e gjashtë me 19 pikë të grumbulluara. /tvklan.al