Është prezantuar dhe testuar “Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER)” për votën e diaporës në ambientet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Për të gjithë zgjedhësit nga diaspora, aplikacioni “PER” mund të aksesohet në disa mënyra: Nëpërmjet aplikacionit të KQZ në telefon, po ashtu edhe nga webside i KQZ në hapësirën e votuesve nga jashtë.
Redjon Lila, specialist i votimit nga jashtë: Për çdo shtetas, duhet të krijojë një llogari në PER. Zgjedhësi duhet të ketë 2 opisione për krijimin. Qoftë numri, qoftë e-mail duhet të jenë të saktë. Konfirmojmë se numri që kemi shkruar është i saktë. Në këtë moment, do të na vijë një mesazh nga KQZ me një kod 6-shifror 1-përdorimësh. Mjafton të shkruajmë këtë kod dhe vazhdojmë me hapin e mëtejshëm. Zgjedhësit do t’i kërkohet të krijojë një fjalëkalim të ri, duhyet të përmbajë 8 karaktere në total.
Aplikimin duhet ta bëjë një person real, i gjallë. Në kamerë, duhet të qendërzohet për të kapur një imazh real të fytyrës. Nuk mund të vendoset foto. Në këtë fazë, zgjedhësi duhet të vendosë të dhënat e tij personale, duhet të ketë kujdes që të jenë në përputhje me ata që ka në mjetin e identifikimit, qoftë kartë identiteti apo pasaportë. Në këtë moment, zgjedhësit i konfirmohet që krijoi profilin e tij dhe ai mund të rihyjë më vonë dhe të aplikojë kërkesën e tij. Në këtë rast, unë dua që kërkesën time ta bëj më vonë.
/tvklan.al