Grupi Parlamentar kërkon 6 orë debat në seancën e jashtëzakonshme parlamentare për miratimin e ndryshimeve në qeveri.
Nëpërmjet një shkrese zyrtare drejtuar Kuvendit, thuhet se “përbërja e Këshillit të Ministrave nuk është një produkt privat i Kryeministrit, që gëzon vetëm të drejtën kushtetuese të propozimit të saj, por caktimi është një ndërveprim institucional mes tre institucioneve Kryeministër-President i Republikës-Kuvendi i Shqipërisë”.
Demokratët thonë se Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të ketë rol formal, por duhet të diskutojë dhe vlerësojë në meritë propozimet dhe dekretet e ardhura. Në kërkesën e demokratëve theksohet se debati duhet të zhvillohet në mënyrë të barabartë mes grupeve parlamentare.
Klan News