Qytetari 1: “Kufijtë mes një fshati dhe një fshati tjetër u vë bashkia dhe në rast se bashkia ka hequr tabelat e vendosura nga rikonstruktori i rrugës ka bërë mirë.”
Gazetarja: “ Në qoftë se ky vendim qëndron në fuqi ju nuk do të keni më për kryetar bashkie Vasil Bollanon, si ju duket kjo?”
Qytetari 1: “Dikush tjetër do vihet prapë, po si Vasillaqi dhe ai do jetë nga Himara.”
Qytetari 2: “Faleminderit shuam gjykatën e Vlorës që i bëri qefin njerëzve me sy të mbyllur, po ka edhe gjykatë në Strasburg edhe ndonjë vend tjetër.”
Qytetari 3: “E padrejtë, skandal. Se dënohet politikisht s’dënohet se ka bërë ndonjë gjë.”
Qytetari 4: “Ka bërë shuam të tjera ai, të zbatojë ligjet ai. Ata që kanë vjedhur do të kalojnë nëpër gjyqe, të gjithë do të kalojnë nëpër gjyqe.”
Qytetarja 1: “Në qoftë se ka gabim, në qoftë se ka bërë diçka që duhet dënuar le të dënohet.”/tvklan.al