Heqja e disa tabelave në rrugët e Himarës të shkruara në shqip do t’i kushtojë një gjobë të majme deri në disa muaj burg kryetarit të bashkisë Vasil Bollano. Prokuroria e Vlorës nisur nga një kallëzim penal, ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës për Bollanon. Këto janë planet e filmuara nga Klan në zonën ku mendohet se tabelat e shkruara shqip janë hequr dhe zëvendësuar me atë greke.
Gjykata e rrethit Vlorë është njohur me dosjen dhe pritet caktimi i datës së gjyqit, provat e akuzës do të bëhen këto pamje filmime si dhe shuam dëshmi të banorëve në këtë zonë. Alibinë e tij, kryetari i bashkisë në Himarë e bëri publike disa ditë përpara se ai të paditet në prokurori./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani