Rreth gjysmë ore ka zgjatu seanca për caktimin e masës së sigurisë për 14-vjeçarin në konflikt me ligjin si autori i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij. Gjyqtarja Lorena Çabej së bashku me prokuroren Alma Felaj, psikologen dhe avokatin e të miturit ishin në ambientet e një spitali provat në Tiranë ku zhvilluan edhe seancën për masën e sigurisë. Gjyqtarja pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjatë zhvillimit të seancës 14-vjeçari nuk ka folur asnjë fjali. Ndërsa avokati i tij Ardjan Leka bën me dije se i mbrojturi prej tij është në gjendje shëndetësore të rënduar si në aspektin psikologjik ashtu edhe në atë fizik për shkak të plagës që ka marrë. Avokati thekson se 14-vjeçari autor i dyshuar i ngjarjes nuk e ka pranuar krimin.

Jashtë ambienteve të spitalit privat ndodheshin edhe shumë familjarë të 14-vjeçarit.  Ndërkohë dinamika se si ka ndodhur ngjarja e rëndë ku humbi jetën i mituri dhe u plagos një tjetër së bashku me autorin e dyshuar ende nuk është sqaruar. Po ashtu nuk është gjetur as arma e krimit.

I mitur në konflikt me ligjin sapo të përmirësohet nga gjenda shëndetësore do të dërgohet në ambientet e burgut të Kavajës.

Ndaj 14-vjeçarit i dyshuar si autor i krimit rëndojnë dy akuza ajo e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajta pa leje e armëve të ftohta. Por deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjes së dinamikës së ngjarjes, akuza mund të rikualifikohet.   

Klan News