Vrasja tronditëse e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë kishte si autor të dyshuar një tjetër 14-vjeçar. Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet që 14-vjeçari i ka ngulur thikën në zemër bashkëmoshatarit duke i sjellë vdekjen.
Ndërsa pritet ende të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes, avokati Eugen Beci bën në emisionin “Opinion” në Tv Klan një vlerësim të të dhënave të deritanishme. Sipas tij, i mituri është subjet i Kodit të Drejtësisë për të Mitur i cili në varësi të asaj që do të nxjerrin hetimet, do të përcaktojë dënimin për 14-vjeçarin. Në kushtet që ky i fundit ndodhet, Beci vlerëson një dënim rreth 12 vite.
Eugen Beci: Kodi i Drejtësisë për të Mitur është një përmbledhje e legjislacionit penal dhe procedurial penal që është pikërisht për objekte dhe subjekte të këtij lloji që kanë të bëjnë me të mitur në konflikt me ligjin, me viktima që mund të jenë të mitur dhe të gjithë dëshmitarët apo personat që janë në një subjekt të procedimit penal dhe janë në moshën 14-18 vjeçare janë grupi i parë dhe 18-21 vjeçare.
Blendi Fevziu: Që 14 nëse autori ka mbushur, por nëse është 13 e gjysmë po themi?
Eugen Beci: Në rast se është 13 e gjysmë nuk përgjigjet penalisht për veprimet që kryen. Në rast se është 14 vjeç, përgjigjet për krime.
Blendi Fevziu: Pra në rast se është dy ditë pa mbushur 14 vjeç, ai…
Eugen Beci: Edhe një ditë. Nëse është 14 vjeç e sipër, dënohet për krimet që kryen, në rast se është mbi 16 dënohet për kundravajtje penale. Pastaj Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur parashikon në referim edhe të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Blendi Fevziu: Sa mund të dënohet nëse njihet autori i vrasjes?
Eugen Beci: Dënohet jo më shumë se gjysma e dënimit të cilën parashikon vepra penale për të cilën akuzohet i mituri.
Blendi Fevziu: Vrasja për sa parashikon? Nëse do të jetë vrasje në kushtet, do të jetë për diskutim.
Eugen Beci: Referuar të dhënave se s’dua të krijoj konflikte me publikun se nuk e dimë sesi do të vazhdojnë më tej rrethanat, për momentin që flasim kemi të bëjmë me një vrasje të thjeshtë që quhet nga pikëpamja e Kodit Penal, një vrasje në grindje e sipër, duhet parë a mund të kemi një konflikt të parashikuar dhe të provuar që nga e premtja që mund të kualifikohet në vrasje me paraamendim. Në bazë të nenit 76 ose 78…
Blendi Fevziu: Që pak a shumë kanë një dënim…
Eugen Beci: E para ka 10 deri në 20 vjet dënim, e dyta e ka mbi 20 vjet burgim, 78 e Kodit Penal. Llogaritur dy parashikimeve ligjore që ka Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, ai autor i veprës penale nuk dënohet më shumë se 12 vjet./tvklan.al