Viktimat e malësisë u gjetën të fshehura në shkurre, i tregoi Rrok Pepaj
Rrok Pepaj Babai i autorit që dyshohet që ekzekutoi 2 të rinjtë në fshatin Vrith të Malësisë Madhe është arrestuar nga policia në banesën e tij ku prej ditës së djeshme ai qëndronte i ngujuar nga frika e hakmarrjes. Akuza ndaj tij është ajo e kultivimit të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve, Pepaj dyshohet se ishte në dijeni të vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, të kryera nga djali ë tij por nuk ka treguar për të mbrojtur atë që tashmë është i shpallur në kërkim. Policia ka dyshime se Rrok Pepaj pas ngjarjes ka strehuar në shtëpi Daniel Pepaj dhe sa ka dijeni se ku ndodhet ai, për këtë arsye mbrëmjen e djeshme ai është marrë për të dytën herë në pyetje nga uniformat blu.
Kujtojmë se Rrok Pepaj është personi, i cili drejtoi policinë drejt vendit, ku ndodheshin të trupat e pajetë të Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt, ku tregoi edhe parcelat me kanabis. Trupat e pa jetë të Vilson Çutaj dhe kushëririt të tij Klement Pepaj u gjetën 5 ditë mbas ngjarjes në një zonë të thellë malore. Prej mbremjes së djeshme janë dërguar për autopsi për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.
Klan Plus ka siguruar foto nga momenti kur dy trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj po transportoheshin nga Rrenza e Grecajve drejt qendrës së fshatit Vrith. Aty ku edhe i priste ambulanca, që më pas do t’i zhvendoste drejt morgut të Spitalit të Shkodrës.
Një barrelë artizanale me dru ahu e lidhur me tel e litar është sajuar për të bërë transportimin e trupave nga vendi ku ishin fshehur pas vrasjes. Ata kanë kaluar përmes shtigjeve të pyllit të Rrencit, terren ky që të krijon akoma më shumë vështirësi.
Klan Plus