Dy djemtë e Altin Kukës, autorit të vrasjes së vëllezërve Gramos e Lavdimir Kurtajt janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në ekzekutimin e dyfishtë. Kështu, policia arrestoi Emaurisio dhe Ervis, përkatësisht 18 dhe 21 vjeç. Ky i fundit sipas hetimeve të policisë ka rezultuar se është konfliktuar me djalin e Gramos Kurtajt dhe gjatë përplasjes ka qëlluar me armë zjarri.
Gjithashtu grupi hetimor ka dyshime se ai dhe i vëllai i tij kanë qenë bashkëpunëtorë në vrasje. Krahas dy djemve të autorit, policia vuri në pranga dhe një 67-vjeçar, të identifikuar si Tomor Zyko pasi dyshohet se ka ndihmuar autorët pas ngjarje.
Gjithashtu është vënë në hetim babai i autorit, Altin Kuka, që dyshohet se ka fshehur armën tip pistoletë të përdorur nga nipi i tij i arrestuar, Ervisi. Nga hetimet e zhvilluara deri në këtë fazë dhe deklarimet e të arrestuarve, por jo vetëm, policia dhe prokuroria e Fierit ka bindjen se ngjarja ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta mes djalit të një prej viktimave dhe djalit të autorit.
Për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj vrasje, policia ka sekuestruar armën e krimit, tip automatik, 1 pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 5 automjete dhe 1 motoçikletë.
Tv Klan