Tekniku i kondicionerit u qëllua me pistoletë në kokë
Dërgohet për gjykim vrasja e Indrit Çelës në rrugës Myslym Shyri në Tiranë, ku si autor kryesor i ngjarjes është Griseldo Kusi.
Gjykata ka vendosur të akuzojë Griseldo Kusin me akuzën e vrasjes me paramendim, ndërkohë që vëllai dhe babi i tij, akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Indrit Çela punonte si teknik kondicioneri në rrugë Myslim Shyri mesditën e 22 Gushtit të 2019-së, ku pas një debati me Griseldo Kusin, ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar.
Tv Klan