Do verifikohen kamerat e sigurisë në një biznes në Kosovë

Gjykata e Shkodrës la në masën e sigurisë “Arrest në burg” për 30 ditë dy shtetasit e dyshuar si autorë të vrasjes së ish-deputetit Pashk Ujka mbrëmjen e 29 Nëntorit.

20-vjeçari Kristian Kelmendi dhe 53-vjeçari, Marjan Kola dyshohet se për shkak të një konflikti për lirimin e një apartamenti në pronësi të Ujkës të kenë kryer dhe vrasjen.

Ata i kanë mohuar akuzat para hetuesve, ndërsa Gjykata i la 30 ditë kohë Prokurorisë të konfirmojë kamerat e poligonit te qitjes në Kosovë, ku të dyshuarit thonë se kanë qenë ditën e ngjarjes.

Tv Klan