Sjellin pamjet se ishin në Kosovë ditën e ngjarjes

Këto pamje kanë ndryshuar komplet historinë e hetimeve për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka. Paraqitja e tyre në gjykatën e Shkodrës nga të akuzuarit Kristjan Kelmendi dhe Marjan Kola të cilët pretendojnë se ditën e ngjarjes kanë qenë në një poligon në Kosovë ka bërë që trupa gjykuese t’i lirojë ata nga qelia. Pas nxjerrjes së këtyre pamjeve Gjykata ndryshuar masën nga arrest me burg në arrest shtëpie për të ndaluarit.

Gjykata administroi si provë, pikërisht këtë video të siguruar nga Tv Klan përmes të cilës, autori i dyshuar i vrasjes dhe bashkëpunëtori i tij pretenduan se ditën e ngjarjes nuk kanë qenë në vendin tonë.

Në seancën e 4 dhjetorit, Kelmendi dhe Kola mohuan përpara gjykatës autorësinë e vrasjes. Gjykata u la një muaj kohë për të administruar provat që ata dispononin dhe me prezantimin e tyre ndryshoi masën e sigurisë.

Ish deputeti Pashko Ujka u vra mbrëmjen e 29 Nëntorit të vitit të kaluar teksa po ecte pranë shtëpisë bashkë me bashkëshorten e tij.

Arrestimi u bë pasi bashkëshortja e viktimës tha se dyshon se autor i vrasjes është Kristjan Kelmendi për shkak të një mosmarrëveshje për një shtëpi që i dyshuari i ka blerë viktimës vite më parë.

Tv Klan