Ministri i Brendshëm Taulant Balla i kërkoi autorit të vrasjes së policit që të dorëzohet, ndërsa i bëri thirrje drejtuesve të operacionit të kapin sa më shpejt 23-vjeçarin.
Taulant Balla, Ministër i Brendshëm: Ne do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme që të ngresh dorën ndaj një punonjësi policie e më rëndë se kaq të përdorësh armën kundër një punonjësi policie. Po e bëj një thirrje, familjarëve e vetë personit mbi të cilin rëndojnë akuza të dorëzohet.
Pas Ministrit të Brendshëm Balla ka reaguar për ngjarjen e rëndë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ai zotohet se 23-vjeçari Azgan Mernica do të bjerë në prangat e policisë.
Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Policisë së Shtetit: Unë zotohem në emër të Policisë së Shtetit se do të bëjmë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë. Uniforma e Policisë së Shtetit është e shenjtë. Kushdo që guxon të cenoje uniformën e policisë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore.
Drejtuesi i Policisë së shtetit menjëherë pas krimit, ka udhëtuar drejt Fierit ku është vendosur në krye të operacionit për arrestimin e 23-vjeçarit.
Klan News