Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 25 vite burg Klevis Allën dhe 5 vite burg Enver Divën për vrasjen e vëllezërve Haxhia, krim i ndodhur në Durrës në Mars të 2020. Gjithashtu ai është shpallur fajtor edhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt.
Kjo shkallë e gjyqësorit ka prishur pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për Klevis Allën, i cili ka qenë bashkëpunëtor i drejtësisë.
Ai e humbi këtë status pasi ka dhënë deklarata të rreme. Ai deklaroi se autor i vrasjes së dy vëllezërve Haxhiaj dhe Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, ishte pikërisht Talo Çela dhe Altin Ndoci duke i devijuar hetimet e SPAK.
Por pas dëshmive të Nuredin Dumanit rezuton se në këto vrasje kanë marrë pjesë Klevis Alla, Nuredin Dumani si dhe Enrik Hoxha. Vetë Alla sipas Gjykatës së Posaçme ka qenë shofer i makinës me të cilën u transportuan vrasësit e vëllezërve Haxhiaj.
Por, Altin Ndoci, edhe pse doli i pafajshëm në këtë proces, do vijojë të qëndrojë në qeli, pasi akuzohet si bashkëpunëtor i vrasjes së Andi Zylyfit, ngjarja e ndodhur në Dhjetor të 2018 në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.
Klan News