Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 25 vite burg, Klevis Allën për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias në 2020 në Durrës, si dhe të dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia po në të njëjtin vit.
I riu Alla ka qenë shofer i makinës me të cilën u transportuan vrasësit e vëllezërve Haxhia.
Gjithashtu po për këto dy ngjarje togat e zeza kanë shpallur të pafajshëm, Altin Ndocin ndërsa kanë dënuar me 6 vite burg Besian Xhixhën dhe 5 vite për Enver Divën si pjesëmarrës në vrasje.
Emri i Altin Ndocit doli nga i riu, Klevis Alla i cili në fillim të këtij hetimi gëzonte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Klevis Alla, pati deklaruar se autor në vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj dhe shokëve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, ishte pikërisht Talo Çela dhe Altin Ndoci.
Dëshmitë e Allës, ranë në kontradiktë me ato të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka dëshmuar se Altin Ndoci nuk ka qenë i përfshirë në këto 2 vrasje në Durrës.
Në këto kushte ndaj Ndoci nuk ka më asnjë akuzë për këto dy çështje megjithatë ai vijon të mbetet në burg me një tjetër masë sigurie, pasi dyshohet se është i përfshirë në tjetër ngjarje.
Tv Klan