Një vrasje për gjakmarrje ka ndodhur në orët e para të ditës në fshatin Hoxharë të Fierit. Ll. C. 43-vjeç është ekzekutuar në afërsi të shtëpisë së tij me 3 plumba pistolete. Viktima kishte dalë nga banesa për t’u marrë me punë bujqësie, por është qëlluar për vdekje nga një person i cili lëvizte me motorrçikletë, vrasja e personit, sipas Policisë së Fierit, është kryer për motive hakmarrje.
Disa vite më parë, C. kishte vrarë një person dhe për këtë është dënuar nga gjyakta me 12 heqje lirie, por viktima ishte liruar më pas nga burgu duke përfituar një lehtësimtë dënimit në rrethana të panjohura për bashkëfshatarët e tij. Sipas policisë, autori i dyshuar i krimit është H. Z., vëllai i personit të ekzekutuar më parë nga Ll. C. Policia ka bërë disa orë pas ngjarjes arrestimin e Z. të cilit i është gjetur dhe arma e krimit, një pistoletë e tipit TT. /tvklan.al