Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Darment Kelin, i riu i cili vrau me thikë 34 vjeçarin Amarildo Hoxhallari. E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për Ardi Marishtën, i cili po drejtonte motorin në të cilin ndodhej viktima. Marishta akuzohet për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”.


Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së Shtunës në Astir, rreth orës 18:45. Të paktën siç ka deklaruar autori para hetuesve, Hoxhallari ngacmoi të fejuarën e tij dhe pas një sherri verbal, ai e goditi 4 herë me thikë.

Hoxhallari u dërgua në spital i plagosur, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

/tvklan.al