Sulmuesi shqiptar lë gjurmë në 34 minuta lojë, kualifikon ekipin në çerekfinale
Giacomo Vrioni shënon golin e parë sezonal. Sulmuesi shqiptar realizoi në barazimin 1-1 që skuadra e tij, New England Revolution mori në transfertën meksikane të Alajuelense. I hedhur në fushë nga stoli, Vrioni sigloi barazimin në këtë 90 minutësh që vlen shumë për skuadrën amerikane. Falë fitores 4-0 në ndeshjen e parë, ekipi i MLS pret biletën e raundit çerekfinal në Ligën e Kampionëve të Amerikës me rezultatin e përgjithshëm 5-1.
25-vjeçari erdhi nga stoli në minutën e 57-të dhe në të 81-ën gjeti rrjetën. Pas një lëvizje të bukur në zonë, Vrioni kaloi mbrojtësin dhe me një të majtë të fuqishme gjeti trendëshin e portës kundërshtare. Një gol tepër i bukur nga ana e realizimit, duke kthyer kështu buzëqeshjen tek sulmuesi shqiptar. Vrioni gjen golin pas 6 takimesh në të gjitha kompeticionet ku ka dhuruar edhe dy asiste. Në turin tjetër, New England sfidon meksikanët e Club America, teksa Vrioni shpreson të vijojë me paraqitjet e mira për të pasur një shans rikthimi në kombëtaren shqiptare.
Klan News