Giacomo Vrioni, nuk u ftua në Europian me Shqipërinë nga trajneri Silvinjo, por vazhdon të shkëlqejë me ekipin e tij.

Sulmuesi shqiptar, ishte protagonist absolut në fitoren 2-1 të New England Revolution, ndaj Cincinnati, në MLS.

Vrioni zhbllokoi sfidën në minutën e 21-të, pas një asisti të marrë nga Gil, ndërsa në të 41-ën, dyfishoi shifrat.

Në fund, golat e 25-vjeçarit kishin vlerë të veçantë, pasi i dhanë ekipit të tij 3 pikët. Pas ndeshjes nuk kishte dyshime, me Vrionin që u zgjodh edhe si lojtari më i mirë i takimit.

Në 16 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, shqiptari numëron 5 gola të shënuar në SHBA dhe një asist./ tvklan.al