Një 27-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Londër. Ai është identifikuar si Bajram Luli, siç raporton BBC.
I riu u gjet i gjakosur brenda makinës dhe u dërgua në spital. 27-vjeçari ishte i plagosur, por fatkeqësisht ndërroi jetë më vonë për shkak të plagës.
Sipas një dëshmitari që kishte parë ngjarjen, një person u fut brenda makinës së viktimës dhe u largua. Më pas nga mjeti doli edhe vetë Bajram Luli duke mbajtur me dorë plagën në zonën e barkut, raporton “Standard”. Ky person i panjohur dyshohet se goditi me thikë shqiptarin. Ngjarja është filmuar edhe nga një kamera e sigurisë në zonë.
Ndërsa policia britanike ka publikuar një foto të autorit të dyshuar pranë një stacioni metroje, të cilin kërkon ta marrë në pyetje.
“Kjo është një foto shumë e qartë dhe do të doja që kushdo që e njeh këtë person të kontaktojë menjëherë policinë”, tha kryeinspektori Jim Shirley.
Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar apo akuzuar zyrtarisht për vrasjen.
/tvklan.al