Sllovenia kishte braktisur e para shtetin e përbashkët jugosllav. Tani nga Bashkimi Evropian mbështet zgjërimin e ish-bashkëkombasve dhe Ballkanit. Takimi i krerëve të Serbisë dhe atyre slloven është shfrytëzuar për të dhënë shembuj të zgjidhjes së problemeve në Ballkan.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur për Kosovën, duke theksuar se shumica e Serbisë nuk është e interesuar për zgjidhje, por kjo do të nënkuptonte përkeqësim të situatës.
“Ne duhet të kuptojmë edhe interesat e shqiptarëve, kjo nuk i pëlqen askujt, por duhet të respektojmë sepse ka edhe kërkesa të tjera ndërkombëtare. Por, duhet kompromis dhe prandaj kam lutur të hiqen taksat që të kthehemi në dialog”.
Homologu slloven, Borut Pahor, ka thënë se Ballkani nuk duhet të jetë domosdoshmërisht vend konfliktesh. BE ka arsye për mos zgjerim, por procesi i pajtimit në Ballkan është i rëndësishëm.
“Nuk shohim asnjë alternativë të dialogut. Nuk e dimë se kur dhe si do të përfundojë ky proces pasi varet nga të dyja palët, prandaj edhe Sllovenia duhet japë mbështetjen si mike e tërë popujve dhe për këtë do të flasim në procesin e Brdos në muajin Maj në Tiranë”.
Presidenti Vuçiç është pyetur nga gazetarët sllovenë nëse Serbia ende qëndron në rrugën drejt BE-së për shkak të afërsisë me Rusinë. Të dy Presidentët i kanë dhënë rëndësi faktit se marrëdhëniet mes Serbisë e Kosovës janë të rëndësishme në këtë rrugë.
Tv Klan