“Kosova të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin”

Serbia nuk mund të pranoj që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë të mos themelohet. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë me temë Kosovën, ekonominë dhe pandeminë. Vuçiç tha se Kosova ka firmosur marrëveshjen pa kushte për realizimin e asociacionit dhe se marrëveshje tjetër për këtë nuk do të ketë.

Kjo na sjellë në një situatë të rënd pasi na tregon se shqiptarët nuk duan zgjidhje të kompromisit, por flasin për njohje mes shtetesh, përkatësisht të njohim pavarësinë e Kosovës pasi për ne nuk është ndonjë interes kombëtarë të na njoh Prishtina pasi jemi shtet në OKB”. 

Vuçiç tha se Serbia ka insistuar për ndryshimin e kornizave ligjore të formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

Shkruan në marrëveshje që duhet përshtatur kornizat ligjore dhe policia, zgjedhjet, gjyqësori, dhe pikat tjera të marrëveshjes janë paraparë të realizohen kështu. Çfarë mendoni se domethënë përshtatja e kornizave ligjore përveç ndryshim të akteve ligjore. Më falni, por nëse gjithçka është në bazë të kushtetutës së Kosovës, përse kemi biseduar atëherë?”

Presidenti serb i ka dhënë këshillë qeverisë së re dhe ministrave që të reagojnë dhe zihen më pak më zyrtarët e shteteve fqinje në të ardhmen si politikë të re qeveritare. 

Tv Klan