“Shëngeni i vogël do ketë një të ardhme të madhe”
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Uashingtoni është absolutisht i vendosur që Kosova të heqë tarifën doganore për mallrat serbe në tërësi. Falenderues ndaj SHBA, Presidenti Vuçiç, tha se megjithatë nuk mund të pranojë ultimatum apo kërcënime nga Kosova për njohjen e pavarësisë. Problemi mund të zgjidhet me dialog, por Serbia duhet të fitojë diçka.
“Çfarë ultimatum nga Kosova? Nga Prishtina mendoni? Ultimatum që ne t’i njohim ata dhe të fitojmë asgjë? Nuk ka gjë nga kjo dhe nuk ka nevojë të flasim. Ata punën e tyre ne punën tonë dhe do ta shohim. Por, duhet ta ruajmë paqen dhe stabilitetin rajonal njëkohësisht”.
Komentet e Vuçiç, gjatë hapjes së një fabrike të çokolatës në qytetin e Novi Sadit, ishin se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm dhe prandaj ka folur në SHBA edhe për mini-Shengenin Ballkanik, takimi i radhës i së cilit është shtyr pasi ishte paralajmëruar për në Janar në Beograd.
“Unë jam i sigurt që Shengeni i vogël do të ketë të ardhme të madhe. Do të zgjerohet edhe në vendet e tjera të rajonit, por duhet të presim pak për shkak se është nervozitet i madh dhe ka turbulence politike. Por, jam i sigurt se pa të nuk do të ketë të ardhme për askënd prej nesh”.
Vuçiç më parë ka thënë se Serbia është pro bisedimeve, por Kosova do të duhej të heqë taksën dhe mos të bëjë fushatë pro pavarësisë apo anëtarësim në organizatat ndërkombëtare në mënyrë që Serbia të ndalojë me fushatën kundër pavarësisë.
Tv Klan