Lajme Arkiva 2003

Grupet më të mira shqiptare të muzikës së lehtë përkrah kandidatëve për kryetar Bashkie të Tiranës, kjo duket se është moda më e re që ka pushtuar këtë fushatë elektorale e cila po i afrohet fundit. Njëri pas tjetrit janë shfaqur në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama përkrahë grupit “West Side Family “dhe Spartak Ngjela me grupin tjetër muzikor “Ritmi i Rrugës”, por ndërkohë që Rama nuk e pa thjesht si një kornizë për fushatën e tij elektorale këtë koncert në të cilin ishte ftuar edhe si prezantues dhe këngëtar, Ngjela është mjaftuar duke datë në skenë dhe duke dhënë mesazhet e tij si kandidat për rininë e kryeqytetit.

Protagonistët kryesor të këtyre koncerteve, grupi “West Side Family” dhe “Ritmi i rrugës” shpjegojnë se përse kanë zgjedhur të realizojnë koncertet e tyre në tiranë pikërisht në kulimin e fushatës elektorale të dy kandidatëve.

Gazetarja: Është e vërtet që i bëtë fushatë elektorale zotit Rama?

Dr. Flori: Jo sepse ai koncert u bë për promovimin e albumit tonë dhe unë jam shumë i sigurt që ajo sallë sido që të ishte Edi apo të mos ishte prapë do të ishte mbushur, sepse për ne për fansat tanë nuk është fare fushatë, por se ç’thonë të tjerë, gjithçka mund të ndodhë.

Gazetarja: Megjithatë nuk e shikoni aspak të rrezikuar imazhin tuaj nga pjesëmarrja e zotit Rama?

Dr. Flori: Jo, ai është artist dhe ka ardhur si artist te ne.

Gazetarja: A mendoni se rrezikoni imazhin tuaj si grup duke marrë pjesë në koncerte të tilla elektorale?

Memli Krasniqi: Absolutisht jo ne jemi muzikantë, jemi profesionist në këtë drejtim dhe merremi me këtë punë. Është hera e parë që  jemi pjesë e një fushate parazgjedhore për një parti në Shqipëri, ndërsa në Kosovë kemi marrë pjesë edhe herë të tjera për parti të ndryshme kundërshtare, ka ndodhur që një ditë kemi kënduar për partinë në pushtet, të nesërmen për partinë në opozitë. Adhuruesit tanë nuk kanë ngjyrime politike ata janë shqiptare pa marrë parasysh jetojnë në Shqipëri, në Mal të zi, në Maqedoni apo kudo tjetër./tvklan.al