Kompania e fluturimeve me kosto të ulët, Wizz Air, tha se po planifikon të lehtësojë kufizimet e udhëtimit duke nisur fluturime të reja nga aeroportet e Londrës drejt destinacioneve turistike në Portugali dhe Greqi.
Nëse gjithçka shkon sipas planit të publikuar nga Reuters, fluturimet turistike do të nisin nga 16 Qershori.
Industria e fluturimeve është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit me mbylljet e kufijve dhe kufizimet qeveritare që kanë lejuar vetëm pak shërbime të rëndësishme, të tilla si fluturimet për punë, riatdhesimet dhe transportin e mallrave.
Kompania e fluturimeve tha të martën se rregullat e reja të fluturimit që kanë prezantuar, të tilla si vendosja e detyrueshme e maskave për pasagjerët dhe stafin, duhet t’u japin besim klientëve për të fluturuar.
Ndërkohë, ende nuk është e qartë nëse destinacionet tradicionale të pushimeve verore do të hapen për pushuesit këtë vit.
Wizz Air tha se fluturimet nga Faro e Portugalisë do të nisin më 16 Qershor, ndërsa nga Zakynthosi, Heraklioni, Korfuzi and Rhodesi në Greqi nga fillimi i Korrikut.
Wizz Air ishte një prej kompanive të para evropiane që ka nisur fluturimet nga Londra dhe Vjena më 1 Maj, duke transportuar njerëz nga Bullgaria dhe Rumania mes të tjerash, për të cilat kompania thotë se janë udhëtime pune. /tvklan.al