Pep Guardiola nuk e ka bërë ende të qartë se çfarë do të bëjë në fund të këtij sezoni, do të vijojë me Manchester City apo do të largohet.

Megjithatë mediat kanë evidentuar kandidatin kryesor në rast largimi të Guardiola. Ai është trajneri aktual i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso sipas asaj që shkruan “The Athletic”. Alonso është i preferuari i drejtorit të ri sportiv i ekipit kampion të Anglisë, Hugo Viana.

Një trajner i suksesshëm për një tjetër që po jep rezultat me Leverkusen që e shpalli kampion të Gjermanisë për herë të parë në histori. Alonso gjithsesi është me kontratë te Bayern deri në 30 qershor të 2026, por për një ofertë nga Manchester City mund të gjejë mirëkuptimin me drejtuesit e klubit për ta ndërprerë atë.  

Tv Klan