Sot pasdite, pas votimit në Kuvend, dy anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministrit i Mbrojtjes, Niko Peleshi, janë betuar para Presidentit Ilir Meta.

Ministrja Xhaçka dhe ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë dhe thanë se  do të zbatojnë me përpikëri ligjet e vendit.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Xhaçka dhe Peleshi kanë marrë dhe miratimin e Kuvendit sot në një seancë të jashtëzakonshme. Për dy ministrat votuan pro 95 deputetë./tvklan.al