Mijëra besimtarë myslimanë ishin pjesëmarrës në familjen e parë të Namazit të së premtes në xhaminë e sapohapur të Namazgjasë. Imami Gazment Teqja fillimisht bëri predikimin, më pas drejoi faljen.
Jo vetëm besimtarë nga Tirana, por edhe nga shumë qytete të tjera ishin pjesëmarrës. Nuk munguan as shqiptarët nga terevat.
“Pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë më 10 Tetor, këtë të premte xhamia është gati për të pritur besimtarët për të bërë ritet e tyre fetare. Ndërkohë që besimtarët shprehen të lumtur që xhamia u hap pas gati 10 vitesh”, raporton gazetarja Ermelina Hoxhaj.
Jo vetëm besimtarë mylimanë, por edhe të besimeve të tjera fetare kanë interes për të parë këtë objekt kulti. Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë shfaqur interes që në orët e para të mëngjesit, mes tyre ka edhe shumë të huaj, që janë duke vizituar vendin tonë.
Xhamia e Namazgjasë është xhamia më madhe në Ballkan, e një stili klasik osman me 4 minare dhe një kupolë rreth 35 metra të lartë. Ky objekt kulti do të shërbejë dhe si qendër multifunksionale, kompleksi ka salla konferencash, por edhe një muze të besimit islam në Shqipëri.
Klan News