Protesta e Partisë Demokratike ishte fokusi i diskutimeve në emisionin “Opinion” këtë të hënë.
E ftuar në studio ishte edhe koordinatorja për departamentet, Silvi Bardhi, e cila bëri publike një video nga tubimi sot.
Ajo tha se deputeti Dashnor Sula i dërgoi pamjet ku duken policët të futur brenda Xhamisë së Namazgjasë me shkopinj gome.
Sipas gazetarit dhe drejtuesit të emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, kjo gjë është e patolerueshme.
“Një sekond tashi se xhamia është e besimtarëve myslimanë. Kjo është e patolerueshme”, tha Fevziu.
Ndërkohë Bardhi u shpreh: Këta nuk kanë më as shtet, as fe, as besim, asgjë. Sipas saj në momentin e filmimit nuk ka pasur shi.
Por nga ana tjetër, analisti Redi Shehu u shpreh se nuk është etike të hapet një diskutim për këtë çështje, pasi pjesa ku janë filmuar policët, është e hapur për të kaluar njerëzit./tvklan.al