Presidenti Ilir Meta, vlerësoi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin e muzikës popullore shqiptare, Ylli Baka.

Meta në fjalën e tij. Meta tha se “Ylli Baka vjen në këngën shqiptare si një këngëtar me identitet të spikatur, duke krijuar një profil të veçantë dhe të papërsëritshëm”.

Më tej Presidenti shtoi se tematika e këngëve të Ylli Bakës është e gjerë dhe e larmishme dhe prek shumë aspekte të jetës së përditshme, nga temat shoqërore, ato lirike e sociale, e deri tek temat patriotike që Ylli i këndon me tërë pasionin e shpirtit të tij.

Karriera artistike e Ylli Bakës filloi rreth 16 vite më parë, kur u prezantua para publikut në një koncert në qytetin e Tepelenës.

I lindur dhe i rritur në Tepelenë, por edhe me një lidhje të veçantë me Skraparin, nga vjen nëna e tij, Ylli Baka ka luajtur rolin e një ure lidhëse, midis këngës polifonike të Jugut dhe asaj Toske të Skraparit./tvklan.al