I renditur i treti ne listën e kandidateve për deputetet ne qarkun e Dibrës ku Partia Socialiste arriti te fitojë vetëm dy mandate ne zgjedhjet e Qershorit, juristi Ylli Manjani deklaron se do te zbatojë kushtetutën duke shkuar ne parlament ne rastin kur mandatet e dy kolegeve te tij do te cilësohen si te pavlefshëm për shkak te bojkotit.

Manjani mbështet interpretimin qe juristet i bëjnë kodit zgjedhor dhe kushtetutës duke i cilësuar si te pavlefshëm mandatet e deputeteve te grupit parlamentar socialist.

Ne një intervistë për Klan ai thotë se ditën qe KQZ do ta njoftojë se ka marr vendim për t’i dhënë mandatin si kandidatit i radhës në Partinë Socialiste, ai do te jete prezent ne parlament për te përfaqësuar votuesit dibran.

Ylli Manjani: “Është një shkelje e rëndë e kushtetutës sepse ato njerëz që nuk marrin përsipër të kryejë detyrën e përfaqësimit sigurisht duhen ndëshkuar dhe kjo është gjuha e kushtetutës. Këtë kushtetutë e kemi shkruar për të parandaluar bojkotin politik. Në këto kushte nëse duhet të deklarohet pavlefshmëria dhe të thirren të tjerët në listë, sigurisht që unë do të pajtohesha me çdo zgjidhje që nuk shkel kushtetutën. Për hir të së vërtetës dy deputetët e parë që përfaqësojnë popullin e majtë të Dibrës janë të pa votuar nga populli i Dibrës”.

I pyetur nëse ka parasysh atë qe parashikon statuti për shkelësit e vendimeve te forumeve te selisë roze Manjani përgjigjet:

Ylli Manjani: “Nuk e kuptoj ça dmth përjashtim. Në qoftë se nisemi nga logjika përjashtim zoti Rama sot, unë për shembull jam i përjashtuar nga të gjithë veprimtaritë politike të ditës. Unë nuk besoj që çështja e përjashtimit është një çështje që mund të kërcënohet njeri me këtë punë. Koha e bindjeve me shumica votash dhe me urdhër nga kryetarët besoj më e fundit që kam dëgjuar ka qenë koha e Enver Hoxhës.”

Pesë deputetet e njohur si Lëvizja për Mendimin Ndryshe ne Partinë Socialiste dhe deklaratat e njëpasnjëshme janë shprehur se do ta thyejnë bojkotin ne rast se rrezikohet qe mandati i tyre te behet i pavlefshëm./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka