Seferi: Tirana është ekip cilësor, por jemi përgatitur maksimalisht
Te Young Boys që do të luajë me Tiranën aktivizohet edhe futbollisti i Kombëtares tonë, Taulant Seferi. Ai tha për Televizionin Klan se në ekip mendohet vetëm për arritjen e objektivit, grupet e Europa League.
“Tek Young Boys po e përgatisim maksimalisht ndeshjen me Tiranën, pasi duam të jemi në grupet e Europa League. Grupi është i plotë dhe nuk kemi të lënduar”.
Sulmuesi 23-vjeçar mendon se bardheblutë kanë vlera.
“Tirana ka një ekip shumë cilësor. E kam parë edhe sfidën kundër Crvenza Zvezda ku bënë një super ndeshje, por fati nuk ishte në duart e tyre dhe pësuan një gol koti mund ta them”.
Young Boys është përballuar edhe në kaluarën me një ekip shqiptar. Skënderbeu ishte në grup me skuadrën zvicerane në sezonin 2017-2018 të Europa League. Korçarët barazuan në Elbasan dhe humbën në minutat e fundit në Bernë.
Tv Klan