Policia e Shkodrës arrestoi 1 person dhe shpalli në kërkim 3 të tjerë si autorë të vrasjes së 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli në 30 Gusht në këtë qytet.
Në pranga u vu 26-vjeçari Xhulio Malo, i njohur për autoritetet pasi ka vuajtur një dënim prej 10 vitesh burg si pjesë e grupi që qëlloi ndaj forcave RENEA në Lazarat në vitin 2015.
Gjeneralitetet e personave të shpallur në kërkim janë të moshave 31, 38 dhe 42 vjeç, por emrat nuk bëhen të ditur nga autoritetet për shkak të hetimeve që vijojnë.
Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Shkodrës thotë se hetimet e deritanishme tregojnë se këta persona kanë organizuar dhe kryer vrasjen e 36-vjeçarit në një lokal në lagjen “Ahmet Haxhia”.
Të implikuarit në këtë ngjarje, sipas bluve kishin edhe një garazh në qytetin e Tiranës, ku mbanin makina të trafikuara nga jashtë vendit dhe që i përdornin për aktivitete të paligjshme.
Në këtë garazh gjithashtu janë gjetur edhe pjesë të makinës së përdorur në vrasje, e cila ishte çmontuar për të humbur gjurmët.
Grupi i hetimit nuk flet ende me siguri për motivet e ngjarjes dhe beson se 4 personat e identifikuar dhe lidhur me të, mund të jenë paguar nga persona të tjerë. Viktima ishte një person me precedentë penalë.
Tv Klan