Një makinë tip “Benz” ngjyrë gri e cila është parë nga dëshmitarë dhe më pas ndjekur edhe përmes kamerave të sigurisë nga hetuesit dyshohet se ka larguar autorin e vrasjes së 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli në Shkodër nga vendi i ngjarjes.
E njëjta makinë është ajo që ka afruar autorin pranë lokalit ku ndodhi ekzekutimi me të paktën 15 plumba mesditën e të premtes. Burime thanë se makina, itinerari i së cilës është kyç për hetimet, ka humbur gjurmët në akse të pamonitoruara nga kamerat e sigurisë. Nga ana tjetër grupi i hetimit nuk ka siguruar të dhëna domethënëse nga dëshmitarët okularë që kanë qenë 3 persona, pronari i lokalit dhe dy klientë të tjerë.
Ata kanë deklaruar për hetuesit se Rroshkodolli ka qene vetëm në tavolinë kur është qëlluar për vdekje, por identifikimi i autorit ka qenë i pamundur për shkak se në lokal nuk ka patur kamera sigurie.
Ndërkohë pistat e hetimit për shkak të përfshirjes së 36-vjeçarit ndër vite në krime në fushën e vjedhjeve dhe krimeve kundër jetës, që prej vitit 2010, janë disa.
Për Policinë dhe Prokurorinë e Shkodrës është e qartë që Rroshkodoli i ruhej ndonjë ngjarjeje të mundshme, kjo pasi u gjet me një armë tip pistoletë me fishek në fole, edhe pse ishte duke konsumuar kafe.
Tv Klan