36-vjeçari Elis Rroshkodoli, personi që shihni në këtë foto u vra me armë zjarri mesditën e kësaj të premte në Shkodër.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “Ahmet Haxhia”.
Verifikimet e deritanishme tregojnë së ka qenë një autor i maskuar, i cili ka qëlluar mbi 15 plumba në drejtim të 35-vjeçarit.
Pas vrasjes autori është larguar nga aty me një makinë, itinerari i të cilës po ndiqet nëpërmjet kamerave të sigurisë nga hetuesit.
Gjatë këqyrjes, Policia i gjeti viktimës një armë zjarri tip pistoletë, me fishkë në fole.
36-vjeçari është emër i njohur për autoritetet, pasi është me precedentë penal në fushën e vjedhjeve dhe krimeve kundër jetës.
Në vitin 2014 ai u arrestua gjatë një operacioni si pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitje në Belgjikë.
Ndërkohë në 2023, autoritetet eumune e shpallën në kërkim me dyshimet se ishte autor i një plagosje me thikë atje. Këto janë pamjet e publikuara një vit më parë nga mediat rumune, në të cilat shihet 35-vjecari pas ngjarjes.
Në kërkim të pistave Policia është duke verifikuar si shkak për ngjarjen edhe një plagoje të dy vëllezërve në vitin 2023 në Shkodër ku është dyshuar se autor ka qenë viktima e sotme.
Policia e Shkodrës e ndihmuar dhe nga Forca Kombëtare e Sigurisë ka ngritur postbolloqe në hyrje-daljet e qytetit dhe po krehin zonën për të gjetur autorët.
Tv Klan