Këto janë pamjet kur forca të shumta të policisë së Shkodrës zbulojnë parcela të mbjella me kanabis në zonën e Malësisë së Madhe dhe Vaut të Dejës. Behet fjalë për rreth 10 536 bimëve kanabis dhe 728 fidanë të zbuluara dhe asgjësuara nga uniformat blu.

Konkretisht, në Dukagjin, Shalë dhe Postribë u gjetën 6600 bimë narkotike, ndërsa  në Kelmend, 3528 bimë kanabisi. Lënda narkotike siç mund të shihet ishte kultivuar në terren të vështirë malor, për kontrollin e të cilit u angazhuan 30 grupe kontrolli dhe dronë të cilësisë së lartë.

Krahas gjetjes dhe asgjësimit të tyre, policia po punon për identifikimin e personave që kryen kultivimin. Lidhur me këtë operacion të policisë së Shkodrës reagoi dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ky i fundit teksa përgëzoi punën e uniformave blu tha se shqiptarët duan një terren të pastër nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. 

Tv Klan