Mbi 190 mijë bimë narkotike janë agjësuar në vitin 2024 nga Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza italiane, e cila përmbylli misionin e saj këtë vit me 62 operacione nga ajri. 

Të dhënat u bënë publike nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në një konferencë të përbashkët. Në fjalën e tij, ai tha se nga monitorimet e kryera është evidentuar një shtim i kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura.

Duke u ndalur tek lufta kundër kultivimit të kanabisit, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u shpreh se bashkëpunimi me autoritetet italiane i ka bërë më efikase përpjekjet për goditjen e fenomenit.

Gianpiero Ianni vlerësoi rezultatet e arritura nga monitormet, teksa dha detaje mbi operacionet e kryera. 

“Në rezultatet e arritura në 2024 për mbikëqyrjen nga ajri është një shenjë bashkëpunimi në luftën ndaj luftës së kanabisit. Gjatë këtij viti kemi përdorur helikopterë dhe avionë të Guardia di Finanza. Veprimtaria nga ajri ka nisur më 1 Maj dhe ka përfunduar më 31 Tetor 2024, ku kemi parë të gjitha fazat e kultivimit që nga mbjellja, rritja dhe mbledhja e kanabisit. Kemi identifikuar kultivimet e kanabisit.”

I pranishëm në këtë konferencë, ambasadori Italian, Fabrizio Bucci shprehu mbështetjen që vendi fqinj ka për Shqipërinë për të gjithë sektorin e drejtësisë shqiptare, në mënyrë të veçantë për SPAK-un.

Tv Klan