Zbulohet një proteinë që mund të sjellë ‘revolucion’ në terapitë për osteoporozën. Ky peptid ka aftësinë dhe funksionin e dyfishtë për të ndalur humbjen kockore dhe njëkohësisht favorizon formimin e kockës së shëndetshme.

Në studimin e kryer mbi kafshët, ka rezultuar mjaft efikas duke sjellë rigjenerimin e kockës tek kaviet e laboratorit që vuanin nga osteoporoza.

Grupi kërkimor i Universitetit të Birmingham që ka realizuar punën, janë mjaft optimistë dhe kjo proteinë sipas tyre mund të marrë një rol kyc në luftën ndaj osteoporozës, pasi stimulon formimin e një kocke te re nga brenda, duke shfrytëzuar mekanizmat fiziologjikë. Studimi i plotë është publikuar në revistën shkencore “Cell Reports Medicine”.

Klan News