Përmes videos së fundit të postuar në Instagram, balerina Isida Mollaymeri ndau momentin e propozimit për fejesë duke zbuluar edhe lidhjen e saj të dashurisë. Këtë të fundit ka zgjedhur ta mbajë tepër private në syrin e publikut dhe tashmë që erdhi momenti i duhur, nuk hezitoi të tregonte për lumturinë e saj.
Në bisedën me “Rudina” në Tv Klan, Isida tregon se si është njohur me partnerin, sa kohë kanë bashkë dhe si është ndier për momentin kulminant.
Isida Mollaymeri: Unë nuk kam treguar shumë sepse këto gjërat e jetës time private. Ne kemi kohë që njihemi, por unë e kam mbajtur gjithnjë pak të fshehur nga mediat, nuk kam dashur ta bëj shumë publike. Jam edhe njeri skeptik, e kam pak atë, them obobo syri se e kam zakon dhe them gjithmonë që doja ta ruaja, por që kësaj radhe edhe mua më pëlqeu aq shumë video sa thashë pse jo, do ta bëj, do ta ndaj.
Rudina Magjistari: Nga momenti i njohjes deri te videoja, sa kohë ka kaluar?
Isida Mollaymeri: Ka kaluar ca kohë.
Rudina Magjistari: Sa vite?
Isida Mollaymeri: Kanë kaluar nja dy vite. Unë nuk isha akoma, mendoj që ne gocat asnjëherë nuk jemi gati por kur vjen ky momenti dhe ishte me të vërtetë momenti i duhur, unë isha gati, ishin gurët në vendin e vet.
Balerina shton se partneri merret me biznes dhe jeton në Zvicër, por njohja e tyre ka ndodhur në Shqipëri.
Isida Mollaymeri: Jam njohur në Shqipëri dhe nuk e dija fare, as ai nuk më njihte dhe kjo ishte gjëja më e mirë që ka ndodhur te ne sepse qasja e tij tek unë ishte qasja e një njeriu normal me një njeri tjetër normal sepse është ndryshe kur të njohin, është pak ndryshe mendimi, momenti që ti takohesh, jo ne e kemi patur tamam siç është edhe kjo video, e kemi patur tamam si në përralla. Mendoj që kam patur shumë fat, Zoti më ka bekuar edhe në këtë./tvklan.al