Komisioni Qendror Zgjedhor ne orët e fundit te përgatitjeve parazgjedhore deklaron se gjithçka është gati për mbajtjen e zgjedhjeve te rregullta. 

Gjithçka është gati, duke u nisur nga baza zgjedhore e deri tek elementet e fundit te teknologjisë qe do te përdoret për monitorimin e procesit te votimit dhe numërimit te votës. Olli bën apel për disa nga subjektet politike qe nuk kane paraqitur ne KQZ, ende emrat e komisioneve te nivelit te dyte.

Leonard Olli: “Apeli ndaj subjekteve politik të mos vonojnë më emërimet për komisioner. Nuk mban më asnjë moment, çdo gjë është kot. Çdo gjë është në disfavor të procesit dhe standardeve të tij. Ne kemi përfunduar që ditën e enjte shpërndarjen e bazës materiale për çdo qendër votimi në të 66 komisionet zonalë të administrimit zgjedhor. Për çudi konstatojmë që kemi disa probleme në Tiranë ku nuk janë paraqitur komisionerë për të tërhequr bazën materiale”.

Deri tani sipas zëdhënësit Olli, pranë Komisionit Qendror te Zgjedhjeve janë regjistruar 450 vëzhgues te huaj dhe numri i përgjithshëm i vëzhguesve te huaj dhe vendas është rreth 5000.

Sipas tij kohe me pare mes KQZ dhe policisë se shtetit është hartuar dhe një plan i ri veprimi, nisur nga eksperienca e zgjedhjeve vendore te vitit 2005.

Leonard Olli: “Do te ketë nga një punonjës policie, të cilët për çdo qendër votimi të cilët do të shoqërojnë materialin e bazës zgjedhore drejt komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve dhe më pas direkt në vendet e numërimit te votave nuk besoj se ka asnjë shqetësim”./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani